Zbulim me vlerë për trashëgiminë kulturore në Selenicë, dalin ‘në dritë’ rrënojat e një çezme të vjetër Kanionet e Holtës në Gramsh janë kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj. Qindra turistë nga vende të ndryshme të botës vizitojnë kanionin çdo ditë të javës.
“Unë vij nga Londra. Është hera ime e parë në një kanion, hera ime e parë në Shqipëri në përgjithësi. Është vërtet shumë bukur. Më pëlqen shumë. Moti, pamja është fantastike. Ushqimi është shumë i freskët dhe i shijshëm, kështu që më pëlqen shumë, po. Shqiptarët janë shumë miqësorë dhe mikpritës. Kanë qenë shumë të sjellshëm. Guida jonë ishte jashtëzakonisht i sjellshëm me ne dhe po na tregonte çdo gjë, kështu që ndihem shumë e lumtur që jam këtu. Do të qëndrojmë pesë ditë dhe do t’ua rekomandoja pa hezitim miqve të mi, familjes dhe ndoshta do të rikthehem për herë të dytë.“, shprehet turistja nga Britania e Madhe.
“Unë jam nga Zvicra. Është hera ime e parë në Shqipëri dhe më pëlqen vërtet! Jemi këtu prej tri ditësh dhe po e shijojmë shumë çdo gjë. Njerëzit, vendin… dhe ushqimin, është gjithashtu shumë i shijshëm. Ky kanion është spektakolar! Po, e mrekullueshme. Pashë disa foto, por është vërtet më mirë kur jemi këtu… realiteti është më i mirë se në foto, po sigurisht. Ndonjëherë duket si në Zvicër, e dini? Kur udhëtojmë rrotull me makinë, themi: “Ah, është si te shtëpia jonë!” Ndonjëherë është vërtet shumë e gjelbër dhe me shumë male.“, thotë turistja nga Zvicra.
“Jam nga Gjermania. Është hera ime e parë në Shqipëri dhe po më pëlqen shumë. Moti këtu nuk është shumë i nxehtë. Vitin e kaluar isha në Tunizi dhe ishte shumë më i nxehtë. Kurse këtu moti është shumë i mirë. Udhëtoj me djalin tim. Por ai iku me grupin. Kurse për mua, uji është tepër i ftohtë andej! Gjatë gjithë kohës që jam këtu u kam dërguar foto miqve të mi. Ua rekomandoj të vijnë ta vizitojnë“, shprehet turistja nga Gjermania.
Ndërsa një turist nga Hungaria shprehet “Jemi nga Hungaria dhe jemi këtu për pushime. Është hera jonë e tretë në Shqipëri. Rikthehemi sepse deti është aq i bukur. Po, edhe kjo natyrë këtu, si ky kanion këtu. Po e shijojmë vërtet kohën tonë këtu. Do të qëndrojmë këtu për shtatë ditë.”
Të apasionuar pas natyrës, turistët vizitojnë jo vetëm kanionin deri në pjesën e sipërme të tij, por edhe kalanë që ndodhet sipër në mal. Gramshi ofron një sërë destinacionesh dhe turizmi këtu është disaditor.
Top Channel