Votuesit në shtetin e Oregonit në Shtetet e Bashkuara u thërritën të përzgjedhin njërin nga disa kandidatët që garojnë për postin në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan pas dorëheqjes së David Vu, i përfshirë në një skandal seksual.

Por ajo që është e vecantë në zgjedhjet e kësaj të marte në Oregon, nuk është procesi i votimit, por mënyra se si votohet.

Autoritetet vendosën të shfrytëzojnë teknologjinë për të patur një process zgjedhor sa më të shpejtë dhe sa më korrekt. Për herë të parë, zgjedhësit do të votojnë me anë të iPad-ve të vendosur nëpër parqet publike, stacionet e autobusëve, nëpër spitale e nëpër të gjitha ambientet e tjera publike.

Ky është një projekt pilot që përvec Oregonit pritet të aplikohet edhe në 3 shtete të tjera të SHBA-së.

Nëse projekti do të ketë sukses, thonë autoritetet në Oregon, atëherë të gjitha zgjedhjet në ta ardhmen në këtë shtet do të mbahen nëpërmjet kësaj metode.

Votuesit në Oregon, që nga viti 2000, përdornin postën tradicionale për të shprehur vullnetin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA