Me babain ish-kapiten të kombëtares angleze të futbollit, fati i tre djemve ishte i vendosur që në lindje, por duket se edhe e bija e David Beckham është duke ndjekur rrugën e babait.
Vetëm katër muajshe, Harper duket se një prej gjërave që i pëlqen më shumë të bëjë është ulet me nënën e saj në shkallët e stadiumit dhe të shikojë ndeshjet e David.
Ndonëse është përshkruar si një fëmijë grindavec, ajo dukej shumë e buzëqeshur dhe e gëzuar gjatë të gjithë 90 minutave të takimit.
Ndërkohë, prania e vajzës duket se ka një efekt shumë të mirë edhe për skuadrën, që me të në stadium nuk humbet asnjëherë. Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi e Harperit dhe skuadra e Beckham arriti një tjetër fitore që e afron me kreun në kampionatin amerikan.
Top Channel