Argjentinë, treni përplas autobusin e shkollës

02/11/2011 20:40

Tragjedi në Argjentinë. Një tren mallrash ka përplasur një autobus shkolle me dhjetra fëmijë në bord.

Sipas mediave ndërkombëtare, aksidenti i rëndë ka ndodhur në rajonin e Zanjitas, rreth 55 kilometra nga qyteti San Luis në Argjentinën Qendrore.

Të paktën pesë fëmijë dhe dy të rritur që shoqëronin ato numërohen deri më tani si viktima të aksidentit të rëndë, sipas policisë lokale.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhjetra ambulanca dhe zjarrëfikëse. Mësohet se në autobus ndodheshin dhjetra fëmijë të moshës 10-11 vjecare.

Të paqarta shkaqet e incidentit të rëndë.

Top Channel