Halloween në Shtëpinë e Bardhë

30/10/2011 13:20

Shtëpia e Bardhë i ka hapur dyert fëmijëve të ushtarëve amerikanë të shtunën për të festuar së bashku Halloween-in.

Presidenti amerikan Barak Obama dhe Zonja e Parë, Mishel Obama, i pritën me ëmbëlsirat e shtëpisë të gatuara nga shefi i kuzhinës presidenciale.

Përgatitjet përfunduan të premten. Shtëpia e Bardhë ishte mbushur me kunguj, me vampirë e shpirtra të këqij, rrjeta merimangash e plot simbole të tjera të festës.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Halloween-i është një industri prej 7 miliardë dollarësh dhe renditet si festa e dytë pas Krishlindjes. Halloween festohet çdo 31 Tetor. Fjala Halloween është intepretimi modern i asaj që dikur njihej si “All Hallow’s Eve”, Dita e të gjithë Shenjtorëve.  

31 Tetori shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli. Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA