Protestat në Siri, 37 të vrarë

29/10/2011 00:00

Të paktën 37 persona u vranë, gjatë 170 protestave që u zhvilluan në të gjithë Sirinë,  të premten, që u shndërrua në ditën simbol të revoltës.

Shumë prej viktimave janë nga qyteti Homs dhe Hama, ku protestuesit kërkuan krijimin e zonës së ndalim-fluturimit dhe mbrojtje nga NATO, misioni i të cilës luajti një rol vital në Libi për të rrëzuar ish-udhëheqësin Muamar Gedafi.
 
Në total mbi 3000 persona kanë humbur jetën, gjatë protestave që nisën në Mars.

Top Channel