Këngëtarja Amy Winehouse nuk ka vdekur si rrjedhojë e mbidozës, siç u spekulua në fillim, por për shkak të helmimit nga alkooli, informoi një kirurg që kreu autopsinë mbi trupin e këngëtares së pajetë.
Pavarësisht historisë së luftës me substancat narkotike, në momentin e vdekjes, 27-vjeçarjes nuk iu gjetën gjurma të rëndësishme droge. Nga ana tjetër, niveli i alkoolit në gjak ishte pesë herë më i lartë se ai i kufirit ligjor për ngarjen e makinës.
Ish-fituese e çmimeve Grammy, Amy ndëroi jetë papritmas në shtëpinë e saj në 23 korrik. Pas publikimit të rezultateve të plota të autopsisë, zëdhënësi i familjes deklaroi: “Ndihemi të çliruar që më në fund kemi kuptuar se çfarë ndodhi me të. Tashmë e dimë që ishte alkooli ai që e vrau. Ka gjasa që ai nivel i lartë në gjak të jetë grumbulluar si rrjedhojë e konsumit për disa ditë me radhë. Amy ishte duke fituar luftën e saj ndaj varësisë nga droga dhe alkooli, por për fat të keq, fati nuk i dha dhe pak kohë më shumë për të jetuar”.
Top Channel