Parashikoi vdekjen e Chavez, arratiset nga vendi

22/10/2011 10:00

Një mjek i cili parashikoi se udhëheqësi i Venezuelës, Hugo Chavez, ka vetëm dy vjet për të jetuar, është larguar nga vendi nga frika e një hakmarrje.

Burime pranë familjes bënë me dije se policia vizitoi doktorin Salvador Navarrete në zyrën e tij, pasi ai u shpeh për një media ndërkombëtare se me formën aq agresive të tumorit që kishte prekur liderin e vendit, kishte pak gjasa që ai t’i mbijetonte për shumë kohë sëmundjes.

Ditën e enjte, Venezuela i rezervoi një pritje të bujshme Chavezit, i cili u kthye nga një Kuba, ku është trajtuar me katër seanca kimioterapie dhe ku i është nënshtruar një operacionil. 57-vjeçari deklaroi se sëmundja është kaluar tërësisht dhe se analizat dëshmojnë një shëndet të plotë.

“Jam mirë, jam gjallë dhe kam ndërmend të vazhdoj të jetoj për shumë kohë. Nuk kam asnjë dyshim që do të paraqitem në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, deklaroi Chavez.

Navarette ka patur informacione të detajuara rreth kartelës klinike të presidentit autoritar të Venezuelës, pasi e ka kuruar dhjetë vjet më parë dhe që prej atëherë ka qenë një prej antarëve të stafit mjekësor që kujdeset për Chavez.

I konsideruar si një hero nga klasa e varfër e shoqërisë venezueliane, e cila falë nacionalizimit të ekonomisë ka përjetuar një rritje të dukshme të nivelit të jetesës, Chavez është një armik i deklaruar i SHBA-së, të cilat e kritikojnë për instalimin në vendin e madh të Amerikës së Jugut të një regjimi të ngjashëm me atë kubanezin.

Top Channel