Bullgari, nesër zgjedhjet për presidentin

22/10/2011 19:10

Nesër në Bullgari votohet, në një situatë të rënduar nga kriza ekonomike dhe nga emergjenca e romëve, për zgjedhjet presidenciale.

Kandidatët në listë janë 18, por ajo e favoritëve është shumë më e ngushtë dhe bazohet vetëm në tre emra.

Nga sondazhet duket fakt i kryer fitorja e Rossen Plevneeliev, 47 vjec, kandidat i partisë konservatore në Pushtet, GERB.

Megjithatë, edhe ky ka mundësi të dobëta për të siguruar një mazhorancë absolute që në raundin e parë të procesit zgjedhor.

Votimet për kreun e shtetit do të bëhen në mënyrë direkte, për të gjithë ata që kanë të drejtën e votës, si dhe për herë të parë të bashkuara me zgjedhjet administrative.

Top Channel