Australi, peshkaqeni shqyen polumbarin

22/10/2011 17:00

Një peshkaqen i madh i bardhë ka vrarë një polumbar amerikan që po bënte zhytje i vetëm në ujërat e Rotnes Ajllënd, në Australi.

Persona të tjerë, që ndodheshin në varkën e 32-vjecarit, treguan se panë në fillim një numër të madh flluskash ajri të dilnin në sipërfaqe dhe më pas trupin e shokut të tyre.

Sipas policisë lokale, trupi i të riut kishte marrë plagë fatale nga sulmi i peshkaqenit, që mendohet të jetë i dyti brenda 12 ditësh.

Dëshmitarët e përshkruan peshkaqenin si të gjatë tre metra dhe të racës së bardhë.

Policia deklaroi se peshkaqenët sulmojnë zakonisht kur moti është i ngrohtë, ndërkohë që dita e sotme parashikohej të ishte me vranësira.

Emri i shtetasit amerikan dhe vendlindja e tij nuk janë bërë të ditur, por autoritetet thanë se ai ndodhej në Australi me një vizë pune.

Vdekja e zhytësit vjen pak ditë pas zhdukjes së Bryn Martin, një biznesmen 64-vjecar, që herën e fundit u pa 350 metra larg bregut në plazhin e Perthit, më 10 tetor.

Objektet e tij të notit u gjetën disa ditë më vonë në det, me dëmtime që linin të kuptohej se ishte sulmuar nga një peshkaqen.

Peshkaqenët janë të zakonshëm në ujërat e Australisë, por sipas institucioneve lokale që i studiojnë, sulmet e tyre janë të rralla pasi janë regjistruar vetëm 53 vdekje në gjysmën e fundit të shekullit.

Top Channel