Elisabeta II nis vizitën 10-ditore në Australi

20/10/2011 04:30

Monarkja e Mbretërisë së Bashkuar, Elisabeta II nisi vizitën e saj 10-ditore në Australi, e 16 që nga koha e hipjes në fron dhe ndoshta e fundit.

Elisabet II mbërriti në Canberra me bashkëshortin e saj, Dukën e Edinburgut, ditën e mërkurë. Ajo do të hapë takimin e krerëve të qeverive të Komonuelthit që do të nisë punimet në Perth të Australisë më 28 tetor.

Pritja rezervuar për monarken nga mediat dhe opinioni publik ishte e ngrohtë, megjithëse në vend gjithnjë e më shumë po shtohen zërat mbështetës të republikanizmit, pavarësisht se Elisabeta II mban titullin e kreut të shtetit, një titull thjesht ceremonial dhe pa asnjë ndikim politik për Australinë.

Një sondazh i organizuar së fundmi në Australi tregon se 55 përqind e banorëve vendas vazhdojnë t’i mbeten besnikë kurorës, ndërkohë që 34 përqind janë shprehur në favor të republikanizmit.

Top Channel