Hotelet më të frikshme në botë

19/10/2011 10:20

Duke qenë se festa e Hallouinit po afron dhe tashmë festohet edhe në vendin tonë po publikojmë një listë me hotelet më të frikshme në botë ku mund të kaloni një natë vërtet të frikshme.

Karosta Prison Hotel – Ndodhet në Letoni dhe është një ish-burg i kthyer në hotel. Qelitë nuk janë ndryshuar aspak, por janë apo ato ku kanë kaluar ditët e dënimit të burgosurit gjatë pushtimit nazist. Nëse zgjidhni paketën ‘Extreme Night’ do të trajtoheni njësoj si të burgosurit, që do të thotë: dushe të ftohta, krevate hekuri jo të rehatshëm dhe abuzime verbale nga rojet.

Jailhouse Accomodation – Ndodhet në Christchurch të Zelandës së Re. Në të mund të dëgjohen ende zërat e të burgosurve që kanë vuajtur dënimin në muret e këtij burgu. Ky hotel ofron 30 “qeli” luksoze ku nuk do ju mungojë asgjë.

Loch Lomond Youth – Ndodhet në Skoci, në afërsi të liqenit Lochness. Nëse flini aty mund të dëgjoni zhurmën e përbindëshit të liqenit dhe të një shpirti që thuhet se vërdalliset brenda hotelit. Një palë shkallë që bëjnë zhurmë, xhama me njolla dhe një sallon prej filmash horror e bëjnë këtë hotel një nga më të frikshmit në botë.

Terra Mitica – Ndodhet në Alba-Iulia të Rumanisë, në zemër të Transilvanisë, atdheun e Kontit Drakula. Hoteli është i rrethuar nga rrugica misterioze dhe pyje të errët. Godina është ndërtuar rreth 200 vjet më parë.

FOTO GALERI
2/7
Karosta Prison Hotel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA