Këta tigra të bukur dhe të rrallë indonezianë kanë pozuar si modelë të vërtetë në këtë set fotografik.

Fotografi Arthur Xanthopoulos ka shpenzuar 6 muaj kohë për të fotografuar këta kafshë në rrezik zhdukjeje dhe për t’i kujtuar njerëzve se këta grabitqarë të mrekullueshëm ka rrezik të mos ekzistojnë më.

Fotografi 39-vjeçar i ka realizuar fotot në kopshtin zoologjik të Melburnit, në Australi.

Këta tigra janë zhvendosur në Australi në kuadër të një programi për shtimin e tyre.

Numri i tigrave është zvogëluar shumë kohët e fundit dhe mendohet se tashmë janë vetëm 400 tigra që po (mbi)jetojnë në Indonezi.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel