" /> ">

Policia e Tiranës arrestoi një shtetas, i cili akuzohet si autor i
ngjarjes së ndodhur të mërkurën në rrugën “Don Bosko”, ku mbeti i vrarë
një person dhe u plagos i vëllai i tij.

Blutë e Tiranës njoftuan se kanë prangosur Roland Lacejn, i cili qëlloi me armë ndaj vëllezërve Salibasha për shkak të një borxhi të pashlyer.

Për pasojë Ardian Salibasha mbeti i vrarë, ndërsa vëllai i tij Edmondi ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Vrasësi dhe viktimat janë fqinjë me njëri tjetrin dhe konflikti kishte kohë që kishte nisur mes palëve.Kulmi i përplasjeve erdhi mbrëmjën e kaluar rreth orës 18:15 minuta kur Lacej qëlloi tre herë ndaj vëllezërve. Policia ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Berat, vritet me kallashnikov 33-vjecari

Një i ri 33-vjecar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në një qendër interneti, në qytetin e Beratit.

Mësohet se shtetasi Klodian Lumani ka ndërruar jetë në spital mëngjesin e sotëm, pasi është qëlluar mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas autoriteteve lokale, 33-vjecari është qëlluar me kallashnikov teksa ndodhej brenda qendrës së internetit.

Burimet shtojnë se policia ka nisur hetimet dhe deri tani në komisariat agjentët e anti-krimit kanë shoqëruar 10 persona për t’i marrë në pyetje.

Top Channel