Bashkiakët prishin banesën me leje

12/10/2011 00:50

Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës ka ndërhyrë sërish në mesnatë për të prishur banesën, e cila rezulton të jetë në pronësi të aktori, Lulzim Zeqja.

Vila dykatëshe, sipas pronarëve të saj është me dokumentacionin përkatës, pasi gati një vit e gjysmë më parë kjo shtëpi ishte djegur dhe pronarët e saj kanë ndërhyrë për ta rikonstruktuar.

Forca të shumta të policisë bashkiake kanë ndjekur këtë operacion të shkatërrimit të objektit që ndodhet në rrugën ‘Qemal Stafa’ në Tiranë, ndërkohë që edhe fqinjët e pronarit të banesës kanë debatuar me policinë bashkiake duke konfirmuar se banesa ishte me leje.

Inspektoriati Ndërtimor ndërhyri fillimisht në objekt në orët e mbasditës të së martës për ta vijuar më pas aksionin gjatë natës.

Top Channel