Zelandë e Re, katastrofë ekologjike

11/10/2011 04:45

Zelanda e Re ndodhet pranë katastroofës ekologjike pas derdhjes në det të qindra ton naftë nga një anije cisternë, e cila sipas marinës së Zelandës së Re, dyshohet se ka goditur një shkëmb që i ka shkaktuar asaj një carje tepër të madhe në mes të saj.

Derdhja u lokalizua në një nga depozitat e anijes Rena, në ujërat detare në veri të Zelandës. Autoritetet neozelandeze dyshonin në fillim se rrjedhja ishte dike tek 30 ton, por pas verifikimeve më të hollësishme është vënë re se derdhja e naftës në det shkon nga 130 deri në 350 ton.

Kjo sasi do të shkaktojë një dëm të konsiderueshëm ekologjik dhe crregullim të sistemeve  jetësor që janë krijuar, kryesisht në ujërat detare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA