Një motor për 11 shtatorin
07/10/2011 17:05
Një motor i krijuar enkas për të kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA është prezantuar në Nju Jork, ndërsa kryebashkiaku Bloomberg ishte njeriu i parë që e inauguroi në xhiron përuruese.
Sipas njeriut që krijoi mjetin krejtësisht të veçantë, ai përfaqëson shpirtin e vërtetë amerikan, i bazuar mbi lirinë e njeriut. Ai shtoi se u frymëzua për ndërtimin e motorit nga pasioni për këto mjete dhe nga filmat e Hollivudit, ku në shumë prej tyre shfaqen skena të udhëtimeve të gjata me motora të mëdhenj.
Top Channel