E pamundur të luash me këto kitara
07/10/2011 10:00
Edhe i madhi Jimi Hendrix do e kishte të vështirë të luante me një nga këto kitara.
Janë dashur 6 muaj që këto instrumente të çuditshme të ndërtohen dhe janë shitur për rreth 60 mijë paund.
Yoshihiko Satoh është ai që i ka ideuar kitarat dhe frymëzimi i erdhi nga fakti se vetë ai nuk ishte në gjendje ta mësonte kurrë këtë instrument muzikor.
Në shenjë hakmarrjeje ai ndërtoi një kitarë me 72 tela të cilën edhe muzikanti më i aftë në botë do ta kishte të pamundur ta luante.
“Po qëndroja në studion time të artit dhe fillova të luaja me kitarë. Edhe pse kalova shumë kohë me të nuk pata asnjë përmirësim si muzikant dhe nga inati vendosa të krijoja një kitarë që askush nuk,mund ta luante”, shprehet 42-vjeçari.
Top Channel