Abas kërkon mbështetje nga Europa

07/10/2011 04:20

Udhëheqësi palestinez, Mahmud Abaz mbërriti në Strasburg për t’i kërkuar Këshillit të Europës të mbështesë, atë që ai e quan “pranvera palestineze”.

Duke iu drejtuar Asamblesë Parlamentare të 47 vendeve, Abaz shprehu shpresën për një zgjidhje paqësore të problemit.

“Ne rikonfirmojmë, aspektin paqësor të inisiatives tonë sepse ne kundërshtojmë dhunën dhe terrorin në të gjithë aspektet e tij, vecanërisht terrorizmin shtetëror. Ne nuk duam të biem në kurthin e ekstremizmit”, tha ai.

Abaz përshëndeti dhe vendimin që mori Asambleja të martën për t’i dhënë Këshillit Kombëtar Palestinez, statusin: “Partner për Demokraci”.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kritikuan vendimin e UNESCO-s për anëtarësimin e Palestinës, duke thënë se kjo agjensi duhet të presë vendimin e Këshillit të Sigurimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA