Paris SG, lind ideja për Beckham

05/10/2011 00:00

Paris SG po merr në konsideratë paraqitjen e një oferte të majme për
mesfushorin e Los Angelos Lakers, David Beckham, informoi ditën e sotme
shtypi francez.

Të dërguar të fondacionit të Katarit, pronarë të klubit parizien, kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të diskutuar me përfaqësuesit e skuadrës dhe ish-kapitenin e kombëtares angleze.

Në detajet e paraqitura në të përditshmen “Le Parisien”, pretendohet se kaq e vërtetë është një mundësi e tillë, sa që Victoria Beckham është lidhur me një agjensi imobilare për të gjetur një shtëpi në lagjen shik të qytetit.

Sheikët që janë pronarë të klubit janë të gatshëm t’i ofrojnë 35-vjeçarit një kontratë 2-vjeçare, me vlerë pesë milionë euro në sezon.

Top Channel