Lojtari i United mund “The Sun” në gjyq

05/10/2011 00:00

Futbollisti i Manchester United, Tom Cleverley, fitoi një gjyq për
shpifje ndaj gazetës “The Sun” dhe përfitoi një dëmshpërblim të majtë,
informuan burime zyrtare.

Mesfushori 22-vjeçar paditi të përditshmen më të madhe në Britani për akuza të rreme, pasi në të u publikua një artikull, ku tregohej i riu duke u shoqëruar me një prostitutë dhe duke pirë në një pab, një ditë përpara një ndeshjeje.

Në sallën e gjyqit, avokati i futbollistit arriti të provonte se në fakt nuk ishte ai që kishte kryer këtë veprim, por një tjetër i ri, i cili kishte një ngjashmëri të madhe me Cleverley.

Futbollisti u shpreh jashtëzakonisht i “zhgënjyer dhe i siklterosur” nga publikimi i asaj historie të pavërtetë. Gjykata vendosi për akordimin e një dëmshpërblimi të majmë ndaj 22-vjeçarit, shumë e cilë me dëshirën e vetë Cleverley, është mbajtur e fshehtë.

Top Channel