I pastrehu kërkon lëmoshë diskun e Britney Spears
05/10/2011 15:25
Nuk dihet nëse është një gjetje publicitare apo ngjarje e vërtetë, por ajo që i ka ndodhur Britney Spears-it është e pabesueshme.
Këngëtarja amerikane është në kërkim të një burri të pastrehë i cili është fotografuar me një shënim në dorë shumë të veçantë.
Burri nuk ka kërkuar as para dhe as ushqim. Ai kë kërkuar vetëm albumin e fundit të Spears, Femme Fatale. “Kam nevojë të gjej CD-në e re të Britney Spears. Mirëpres çfarëdolloj ndihme. Zoti ju bekoftë!”
Pasi ka parë foton në rrjet, Spears ka shkruar në profilin e saj në Twitter: “Nëse dikush arrin ta gjejë këtë zotëri, kam një pako me të gjithë albumet që kam realizuar gati për t’ ia dorëzuar.”
Top Channel