Jenson Button lidhi të ardhmen e tij me McLaren duke firmosur një
kontratë shumë-vjeçare, detajet e së cilës nuk janë publikuar ende.
Lajmin e komunikuan mesditën e sotme burime zyrtare brenda skuadrës britanike të Formulës 1. Kontrata e Button do të skadonte në fund të vitit të ardhshëm, por forma e tij e shkëlqyer gjatë vitit bindi McLaren që të mos kërkonte për një partner tjetër për Hamilton.
Ndonëse zyrtarisht konsiderohet si piloti i dytë i skuadrës, Button ka arritur në këtë sezon rezultate më të mira se bashkëkombasi i tij dhe pozicionohet në vendin e dytë në renditje.
”Nuk jam ndierë në asnjë skuadër tjetër më në shtëpi se sa tek McLaren-i. Kam fituar katër prej garave më të bukura të karrierës sime këtu dhe mendon se jam përmirësuar shumë si pilot”, deklaroi Button.
Top Channel