United, klubi më i pasur sipas “Forbes”

04/10/2011 15:40

Manchester United është më i pasuri në botën e futbollit, por renditet vetëm i dyti pas një skuadre bejzbolli, shpalli revista prestigjioze ekonomike “Forbes”.

Studimi përllogariti përfitimet vjetore të gjithë klubeve në treg,  me Nju Jork Yankees që renditen në vendin e parë, ndjekur nga United dhe Real Madrid.

Bajern Mynih, Barcelona, Arsenali dhe Milani janë ekipet e tjera të futbollit që figurojnë midis dhjetë vendeve të para.

Përsa i përket përfitimeve të futbollistëve, golfisti Tajgër Uds vazhdon të kryesojë për të disatin vit radhazi (55 mln $ në vit), ndjekur nga tenisti Roxher Federer (24 m$) dhe golfisti tjetër Phil Mickelson.

Vetëm dy futbollistë renditen midis dhjetë sportivëve me më shumë të ardhura, David Beckham dhe Cristiano Ronaldo, në vendin e tetë dhe të nëntë përkatësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA