Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti
04/10/2011 19:15
Shorti për raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë u mbajt gjatë pasdites në ambientet e FSHF-së dhe ai prodhoi një seri përballjesh interesante.
Me një format të ri, të ndryshëm nga sezonet e shkuara, kompeticioni nuk do të zhvillohet më me modelin e përballjeve direkte.
16 skuadrat e mbetura janë ndarë në katër grupe dhe dy të parat e secilit grup do të avancojnë për në raundin pasardhës, ku 8 skuadrat e kualifikuara do të ndahen në dy grupe të tjera me nga katër skuadra.
Kjo është ndarja e shortit
Grupi A
Tirana, Laçi, Shkumbini, Apolonia
Grupi B
Flamurtari, Teuta, Pogradeci, Kamza
Grupi C
Skënderbeu, Kastrioti, Besa, Luftëtari
Grupi D
Vllaznia, Bylis, Dinamo, Elbasani
Top Channel