Chelsea, gati projekti i stadiumit të ri
04/10/2011 15:55
Miliarderi pronar i klubit të Chelsea, Roman Abramovich, është i vendosur të ndërtojë një stadium të ri në Londër, informon e përditshmja “The Guardian”.
Projekti është tashmë gati dhe ai do të ketë nevojë për një financim prej një miliardë paund për t’u çuar përpara, shumë e cila besohet se do të paguhet e gjitha nga xhepi i rusit.
Stadiumi i ri do të jetë shumë më i madh se “Stamford Bridge” aktual, do të ketë një kapacitet prej 60 mijë vendesh dhe pritet të sjellë në arkat e klubit çdo vit të ardhura shtesë prej 50 milionë paund.
Në projekt, është përcaktuar edhe trualli ku pritet të ndërtohet impianti i ri, në një prej zonave më shik të kryeqytetit britanik.
Top Channel