Spanjë, fitore për Barcelonën dhe Realin

03/10/2011 00:00

Këtë herë Barcelonës i ka mjaftuar 1 gol për të marrë fitoren në Ligën BBVA përballë Sporting Gijon.

Goli i Adrianos pas 12 minutave lojë ishte i mjaftueshëm për fitoren e rradhës e cila sërish vlen tre pike, pavarësisht se mungoi goleada.

Me këtë fitore të katërt në gjashtë javët e para të kampionatit spanjoll, Barcelona merr kreun e kampionatit spanjoll në kuotën e 14 pikëve.

Edhe Real Madrid ka fituar ndeshjen e radhës. Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho fitoi 4-0 në transfertë ndaj Espanjolit.

Protagonisti i fitores për madrilenët ishte Gonzalo Higuain me tre golat e tij.

Me këtë trepikësh Real Madrid ngjitet në vendin e tretë në klasifikim me 13 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA