Bahrein, 14 të dënuar për një vrasje

03/10/2011 18:10

Një gjykatë në Bahrein dënoi 14 persona me 25 vjet burgim secili, për vrasjen e një shtetasi pakistanez, gjatë protestave që përfshinë vendin e vogël ishullor më parë gjatë vitit.

I ndjeri ndërroi jetë pas plagëve të marra nga rrahja e tij masive në një shesh publik në kryeqytetin Manama.

Në vendimin e gjykatës cilësohej fakti se nuk kishte një përgjegjës të vetëm për ngjarjen dhe se të 14 personat ishin njëlloj përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë.

Burgosja masive e protestuesve është kritikuar nga autoritetet ndërkombëtare, të cilat i shohin shumë prej proceseve të hapura gjyqësore me spekticizëm.

Në një tjetër çështje të përfuncuar edhe ajo ditën e sotme, 15 persona u dënuan secili me nga 15 vjet burg, për tentativën e vrasjes së një ushtari, gjatë protestave në Universitetin e Manamës.

Ndërsa më 29 shtator, gjykata dënoi me dënime nga 5 deri në 15 vjet burg 20 mjekë të akuzuar për komplot me qëllim rrëzimin e qeverisë, duke mjekuar protestuesit.

Me akuzën e tentativës së vrasjes, disa dhjetëra persona kanë përfunduar në burg me dënime afatgjata, vetëm brenda një jave.

Bahreini, një shtet me rreth 800 mijë banorë, u përfshi nga dhuna me karakter fetar. Shitët, 70% e popullësisë, ndihen të margjinalizuar nga jeta publike, politike dhe ekonomike, prej elitave drejtuese sunite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA