Superndeshja e javës së katërt të superligës mes Tiranës dhe Flamurtarit ka përfunduar me fitoren e 24 herë kampionëve të Shqipërisë me rezultatin 2-0.
Një ndeshje e bukur e zhvilluar nga të dyja skuadrat, por me një skuadër bardheblu dominuese dhe me më shumë raste për të shënuar.
Në minutën e 11-të është zhbllokuar rezultati me një autogol të Veliut ndërkohë që në pjesën e dytë Morina dyfishon shifrat duke i dhënë këtë fitore të merituar Tiranës, ndërkohë që Flamurtari thuajse për asnjë moment nuk e ka goditur portën e Likës pavarësisht volumit të lojës.
Një fitore të rëndësishme në këtë javë ka arritur edhe Kastrioti me Vllazninë 2-1. Sefa zhbllokon shifrat për krutanët ndërkohë që pak minuta më vonë ishte Ingango ai që shënon golin e dytë. Në mbyllje të pjesës së parë Turdiu del me kartonin e kuq pas dy kartonave të verdhë për ndërhyrje të parregullt.
Gjithsesi Vllaznia nuk arrin të shënojë më shumë se një gol në fushën e Kastriotit edhe pse në superioritet numerik. Vajushi në minutën e 60-të vetëm ngushton diferencën duke mos e shpëtuar nga humbja skuadrën shkodrane.
Skënderëbeu ka pësuar humbjen e parë në kampionat ku është mundur 2-1 nga Laci në fushën e këtij të fundit. Pas javës së katërt, Tirana kryeson klasifikimin pas 3 fitoresh e një humbjeje me 9 pikë, ndërkohë që ndjek Bylisi dhe Apollonia me nga 7 pikë.
Top Channel