Dhunë në ndeshjen Himara-Butrinti

02/10/2011 20:20

Kore raciste ndaj shqiptarëve dhe grushte ndaj gjyqtarit anësor. Kjo është panorama e takimit të zhvilluar ditën e shtunë në fushën e Himarës mes skuadrës vendase dhe sarandiotëve të Butrintit, e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë së Parë.

Takimi ishte i tensionuar gjatë gjithë kohës, por kulmi do të mbërrinte kur gjyqtari anësor i takimit goditet në fytyrë nga trajneri i Himarës, Luan Birce vetëm pak metra larg policisë. Pas gjestit, Birce mësohet se ka ofenduar edhe tifozët sarandiotë.

Tifozët vendas, disa prej tyre edhe me flamuj grekë nëpër duar, kanë kënduar në gjuhën greke kore raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, nisur nga prania e madhe e tifozëve sarandiotë të cilët ishin paraqitur kuqezi në shkallët e stadiumit të Himarës.

Grupet tifozësh të Butrintit pohuan sharjet dhe ofendimet në gjuhën greke ndaj shqiptarëve. Ata thanë se të gjitha këto kanë ardhur pa asnjë provokim nga ana e tyre.

Ky ishte incidenti më i rëndë i javës futbollistike në vend, Tashmë pritet reagimi i Federatës për dhunën e shfaqur e për të cilën ekzistojnë edhe pamjet filmike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA