Një ish-oficer i lartë i shërbimeve sekrete naziste, i cili ndihmoi në projektimin e dhomave të gazit që u morën jetën mijëra hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, përfundoi në agjent sekret për Gjermaninë Perëndimore pas përfundimit të konfliktit.
Bëhet fjalë për Valter Rauf ish-oficer i famëkeqëve, SS punoi për shërbimin sekret të Gjermanisë Perëndimore BND, nga viti 1958 deri në vitin 1962.
Gjithcka është zbuluar në një libër historiek të Bodo Heshelhamer. Heshelhamer thotë se rekrutimi i Rauf pas Luftës së Dytë Botërore ishte i pakuptimtë, si politikisht ashtu edhe moralisht.
Pas mposhtjes së Gjermanisë nazistë, Rauf u strehua në Kili ku ndryshoi edhe identitetin e tij në Enriko Gomez. BND arriti ta lokalizojë atë duke e rekrutuar dhe i dha si mision infiltrimin e tij në Kubë për të përgjuar regjimin e Fidel Kastros, mision në të cilin Rauf dështoi.
Ai u arrestua në vitin 1962 nga policia kilene, por gjatë procesit gjyqësor kishte mbështetjen e BND-së dhe asnjëherë nuk u dënua. Ai vdiq në vitin 1984 duke u shpëtuar akuzave të ngritura për krime lufte.
Top Channel