Statujë dylli për gruan-vampir

26/09/2011 14:30

Maria Cristerna është e njohur për brirët e titaniumit të vendosura në kafkë, dhëmbët e mprehtë dhe tatuazhet e shumta që i mbulojnë trupin.

Por tashmë, “gruaja-vampir” do të jetë në gjendje të trembë me pamjen e saj edhe brezat e ardhshëm sepse për të do të bëhet një statujë dylli.

Punimi, që do të jetë një kopje reale e 35-vjeçares meksikane, do të ekspozohet në muzeun ‘Rippley’s Believe It Or Not’, në Florida (SHBA).

Skulptori Bruce Miller u shpreh: “Kisha vështirësi me kokën e saj për shkak të brirëve. Gjithashtu ishte vështirë edhe të vizatoje edhe një herë tatuazhet e saj që i ka në të gjithë trupin.”

Maria, e cila është martuar që në moshën 17-vjeçare, ka rrëfyer se filloi të bënte tatuazhe pas viteve ku ishte viktimë e dhunës nga ana e ish-bashkëshortit.

Përsa i përket brirëve që ka implantuar në tru, ajo thekson se janë një simbol force dhe i ka vënë pa anestezi.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA