Mundje në kafaz mes fëmijëve

23/09/2011 10:50

Një video ku tregohen dy djem 8 dhe 9 vjeç duke bërë mundje në një kafaz me njëri-tjetrin në Angli mund të sjellë dënimin me burg të prindërve të tyre.

Fëmijët nga Preston shihen në video duke bërë një ndeshje të ngjashme me ato të wrestling të mbyllur në një kafaz për kënaqësinë e të rriturve.

Ligji britanik parashikon një dënim deri në 6 muaj për “dhunë ndaj fëmijëve”.

“Kjo është diçka barbare. Dy fëmijë 8 dhe 9 vjeç që rrihen me njëri-tjetrin dhe të rriturit që bëjnë tifozllëk. Fëmijët duhet të bëjnë sport, por jo të mbyllur nëpër kafaze”, u shpreh Jeremy Hunt, ministër i Kulturës.

Në eventin e organizuar në Preston, 250 të rritur paguan një biletë prej 25 sterlinash për të parë gjithsej 14 ndeshje, midis të cilave edhe takimin në fjalë. Ndeshjet e tjera ishin mes të rriturish.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA