Burka, veshja e grave që ngjall polemika

21/09/2011 19:40

Belgjika vendosi kundër, Franca po ashtu. Tani është radha e Italisë. Ky vend po tenton së shpejti të përligj mbajtjen e burkës në publik.

Nisma e mbështetur nga të gjitha forcat politike e konsideron mbulesën e fytyrës së gruas si kundër rrymës së kulturës italiane dhe synon që fenomeni të marrë fund. Ndalimi i mbulesës islamike në fytyrë, vjen fill pasi Belgjika dhe Franca sanksionuan me ligj përdorimin e veshjeve që fshehin identitetin e grave në çdo lloj ambjenti publik.
Franca ka pasur qendrimin më të ashpër ndaj kësaj çështjeje.

“Problemi i burkës nuk është një problem fetar, është një problem i lirisë dhe dinjitetit të gruas”, është shprehur Sarkozy.

Tani edhe vende si Danimarka dhe Holanda kanë shprehur interes për të ndërmnarrë të njëjtat masa, ashtu sikurse edhe vende të tjera të BE-së.
Por përse perëndimi i frikësohet kaq shumë Burkës? Dhe përse shumë gra islamike kërkojnë me ngulm të mbulojnë fytyrën e tyre?

Burka, nikabi ose perçja, është një element veshjeje që mbahet nga gratë në vendet islamike, si në Arabinë Saudite, Jemen, Kuvajt, Katar, Oman apo Afganistan.

Për teologët mbulimi i fytyrës së gruas në publik nuk është një detyrim i besimit islam. Libri i shenjtë i Kuranit të paktën nuk e kushtëzon këtë. E pavarësisht kësaj burka vishet sot nga mijëra gra myslimane.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA