Vjen nga deti kura e kancerit të mitrës

15/09/2011 15:25

Kura e tumorit vjen nga deti. Bëhet fjalë për ilaçin, trabektidina, që vjen nga një organizëm detar mes sfungjerit dhe korales dhe rezulton efikas mbi kancerin e indeve të buta dhe mitrës.

Rezultatet e medikamentit janë paraqitur në Kongresin e Shoqërisë Evropiane të Gjinekologjisë që është mbyllur dje në Milano.

Ndërkohë dy studime janë duke u ndërmarrë nga Instituti Europian i Enkologjisë, një në veçanti për të verifikuar rezultatet e trabektidinës për kancerin në pankreas.

Top Channel