Shtyjnë lindjen, vdes foshnja

15/09/2011 16:55

Një fëmijë ka vdekur në Kinë pasi mjekët kanë vonuar lindjen e nënës për të evituar daljen e tij në një ditë të konsideruar si të keqe.

Spitali mohon akuzat, duke theksuar se janë prindërit ata që deshën të shtyjnë proçesin.

Tani është familja që kërkon drejtësi dhe një dëmshpërblim prej 200 mijë eurosh.

Data në fjalë është 13 gusht, por fëmija lindi 24 orë më pas dhe humbi jetën pas tre ditësh.

Autoritetet kineze të provincës jugore të Guangdon po hetojnë mbi sjelljen e Zheng Yuanna, mjek në spitalin e Yangjiang, i cili më 13 gusht kishte vendosur në mënyrë vullnetare të mos kryente asnjë lindje, pasi kjo ditë kishte lidhje me festën e fantazmave në bazë të kalendarit kinez.

Muaji i fantazmave

Ghost Festival është një festë tradicionale kineze. Në kalendarin hënor bie në natën e 15-të të javës së shtatë hënore. Muaji i fantazmave, muaji i shtatë i kalendarit hënor, është konsideruar ai në të cilin fantazmat dhe shpirtrat ngrihen nga ferri.

Top Channel