Ndotja në Gjirin e Meksikës, fajësohen 3 kompani

15/09/2011 01:40

“British Petroleum”, “TransOcean” dhe “Hallyburton” janë fajëtorë, për cfarë ndodhi në Gjirin e Meksikës, në prill të vitit 2010.

Të pakten 11 punëtorë humbën jetën pas shpërthimit në “Deepëater Horizon”, cka solli për pasojë edhe derdhjen e katër milionë fucive naftë në Gjirin e Meksikës.

Raporti Federale flet për hapat e gabuar, drejtimin dhe cimentimin e pusit. U deshën tre muaj dhe një përpjekje e madhe për të mbyllur pusin, për të ndaluar kësisoj rrjedhjen e mëtejshme të naftës.

Top Channel