Një anakonda e gjatë pesë metra e gjysmë është kapur nga një ekip biologësh guximtarë.

Niall McCann, biologu 29-vjeçar nga Kardifi i Uellsit, e kapi këtë gjarpër gjigand në lumin Rewa të Gujanës. Anakonda peshon 100 kg dhe ka një gjerësi prej 60 centimetrash.

“Gjithmonë kam ëndërruar të kap një anakonda dhe e dija se në këtë lumë do të kisha mundësinë të ndeshesha me një të tillë. Po i mbaja kokën dhe mundohej ta kthente për të më kafshuar. Ishte një përleshje e fortë”, shprehet Niall.

Anakondat janë gjarpërinjtë më të rëndë dhe disa prej tyre mund të arrijnë peshën 250 kg. Këto grabitqarë e mbysin prenë e tyre duke e shtrënguar përpara se ta gllabërojnë të tërë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel