Indi, dy në pranga për bombën në Nju Delhi

15/09/2011 10:20

Policia në Kashmirin indian ka arrestuar dy nxënës në lidhje me
atentatin me bombë të javës së kaluar para gjykatës së lartë në Nju
Delhi.

Shariq Ahmed dhe Abid Hussain u ndaluan për shkak të rolit të tyre në dërgimin e një email-i disa mediave, në të cilin një grup radikal merrte përsipër autorësinë e atentatit.

Të dy ata janë akuzuar për komplot kriminal dhe policia thotë se arrestimet i kanë cuar hetimet përpara.

Numri i vdekjeve që nga dita e sulmit është ngjitur në 14, ndërkohë që të plagosurit kanë mbetur në 76.

Shpërthimi i shtatë shtatorit ishte i dyti që ndodh ndaj një ndërtese zyrtare në pesë muajt e fundit.

Ministri indian i Brendshëm, Chidambaram ka deklaruar se ka të ngjarë që atentati të jetë kryer nga një grup terrorist me bazë në Indi.

Email-i që dy nxënësit dyshohen se kanë dërguar nga një internet-kafe thotë se grupi radikal Huji ka vendosur bombën para gjykatës.

Javën e kaluar policia mori në pyetje një numër të madh personash, përfshirë pronarin e pikës së internetit.

Raportohet se dy djemtë ndjekin një gjimnaz në Kishtuar dhe se asnjë prej tyre nuk ka precedentë për akte kriminale apo militantizmi.

Shpërthim para Gjykatës së Lartë, viktima

Ministri vendas i Punëve të Brendshme foli për akt terrorist dhe tha se New Delhi është shënjestër e grupeve të terrorit.

“Bomba shpertheu perpara qendres se pritjes. Mendojme se ekplozivi ishte vendosur ne nje valixhe te vogel. Shume nga te lenduarit jane derguar ne spital. Nje pjese e tyre jane ne gjendje te rende, disa te tjere kane plage te lehta. Ne kete pike e kemi te pamundur te identifikojme pergjegjesit e sulmit, por shpresojme qe kjo te zbardhet gjate hetimit. Objektivi i terroristeve eshte e qarte se ka qene te shkaktojne frike e te destabilizojne vendin. Ne emer te te gjithe qeverise, i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave”, tha ministri i Brendshëm indian.

Kjo eshte hera e dyte ne tre muaj qe Gjykata e Larte behet shenjester e sulmeve te tilla.

Shperthimi ndodhi ne nje moment kur 200 persona ishin ne radhe perpara qendres se pritjes per te marre lejen e hyrjes ne gjykate. Atentati konsiderohet me i pergjakshmi prej te pakten tre vjetesh ne kryeqytetin indian. Me shume sesa New Delhi, ne fokusin e terroristeve ka qene pergjithesisht kryeqendra financiare e vendit, Mumbai, ku ne muajin korrik sulme gati te njekohesishme moren 26 jete njerezish. Edhe ne kete rast, agresoret ende nuk jane identifikuar.

Top Channel