Një dëmshpërblim i drejtë në këmbim të pronësisë së Machu Picchu. Këtë kërkon Edgar Echegaray Abril, një qytetar peruan 70 vjeçar që pretendon se është pronari i vendit të njohur arkeologjik Inca.
Prej 7 vjetësh ai po çon përpara një betejë ligjore kundër shtetit amerikanojugor, derisa të drejtat e tij të njihen dhe familja e tij të dëmshpërblehet me disa miliona euro për shfrytëzimin e territorit.
70 vjeçari posedon aktin e shitjes, të datës 14 qershor 1910, që provon se si familja e tij bleu në këmbim të arit rrënojat Inca, që sot janë një prej vendeve arkeologjike më të famshme në botë dhe janë vizituar nga rreth 90% e turistëve që shkojnë në Peru.
Në 1944, prindërit e Abril shitën pronën e familjes Zavaleta, por nuk hoqën dorë nga lënia e pronësisë së rrënojave Inca të cilat më vonë u shpronësuan nga shteti.
Pas shtatë vjet beteje ligjore, 70 vjeçari i është drejtuar UNESCO-s në mënyrë që organizata ndërkombëtare të ushtrojë presion tek qeveria e Perusë dhe të njohë të drejtat e familjes së tij për territorin e deklaruar Trashëgimi e Njerëzimit në 1983-shin.
Top Channel