Obama kundër një shteti palestinez

13/09/2011 03:30

Presidenti amerikan e cilësoi të padobishme dhe që minon procesin e paqes në Lindjen e Mesme tentativën e autoriteteve palestineze drejtuar OKB-së për ta njohur Palestinën si shtet.

“Kërkesa nuk do të zgjidhë problemin, përkundrazi do të tensionojë edhe më tej situatën në Lindjen e Mesme. Duhet një kompromis mes palestinezëve dhe Izraelit për paqe të përherëshme në rajon”, tha Obama në një takim me gazetarët.

Autoriteti Palestinez do të paraqesë më datë 20 shtator kërkesën e tij drejtuar Kombeve të Bashkuara për t’u njohur si shtet. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se do të ushtrojnë të drejtën e tyre të vetos në rast të depozitimit të kërkesës.

Top Channel