Kubë, mbyllen në kishë për fundin e botës

13/09/2011 12:10

Një cunam mund të shkatërrojë planetin tonë.

Me këtë arsyetim, pastori Braulio Herrera dhe rreth 60 persona janë “mbyllur vullnetarisht” prej 22 ditësh në kishën Asamblea de Dios, në qendër të Havanës, kryeqytetit të Kubës.

Prej tre ditësh policia ndodhet në këtë kishë me kërkesë të prindërve të disa të rinjve, të cilët akuzojnë pastorin se po manipulon mendjet e tyre.

Por, djali i pastorit ka thënë se besimtarët po luten e po kryejnë rite dhe askush nuk po qëndron pa dëshirë brenda kishës.

Top Channel