Binjaket siameze festojnë 50 vjetorin

13/09/2011 09:45

Binjaket e bashkuara më të vjetra në botë kanë rrëzuar parashikimet e doktorëve duke mbushur 50 vjeç.

George dhe Lori Schappell janë të bashkuara në kokë, por theksojnë se bëjnë jetë krejtësisht të ndryshme. Lori ka pasur lidhje ndërsa George, emri i vërtetë i së cilës është Dori, ka vendosur të jetojë jetën e saj si mashkull.

“Kur ne lindëm, doktorët mendonin se nuk do të jetonim më shumë se 30 vjet, por ne ia dolëm mbanë. Kemi mësuar shumë nga jeta dhe do të vazhdojmë të jetojmë dhe të shfrytëzojmë vitet që na kanë mbetur”, shprehet Lori.

“Askush nuk na beson se ne bëjmë një jetë normale, por është e vërtetë. Lori ka pasur edhe të dashur”, shprehet George.

Lori tregon historitë e saj për ‘The Sun’: “Kur dilja në takime, George merrte një libër me vete. Duke qenë se ne nuk e shohim njëri-tjetrin George nuk i kishte problem puthjet e mia. Kam humbur virgjërinë në moshën 23-vjeçare, me të dashurin tim të dytë.”

Binjakët nga Pensilvania e SHBA-së kanë lindur me 30% të ballit të përbashkët dhe kjo do të thotë se nuk mund të ndahen.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel