11 Shtatori, Al Kaeda publikon një video të re

13/09/2011 08:45

Al Kaeda ka realizuar një video të re me rastin e 10 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Kjo video përmban mesazhe audio nga lideri i ri egjiptian Ayman al-Zawahri dhe pamje të Osama Bin Laden.

Video që zgjat rreth një orë është titulluar “Fillimi i fitores së pashmangshme” dhe është postuar ditën e djeshme në një faqe xhihadiste.

Dokumenti është publikuar nga As-Sahab dhe është shpërndarë nga disa forume ekstremiste. Zawahri flet për pranverën arabe, situatën në Irak e Afganistan dhe për vdekjen e Osama Bin Laden.

“Al Kaeda mbështet revolucionin arab dhe shpreson që ky revolucion të vendosë islamin e vërtetë, me qeveri të bazuara në ligjin sharia”, shprehet Al Zawahri.

“Këto revolucione popullore janë një formë dështimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shton egjiptiani.

Top Channel