Tre zyra identike në tre qytete të ndryshme, ja se si Putini e maskon “pozicionin” e tij për të mbajtur fjalime
Al Kaeda ka realizuar një video të re me rastin e 10 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Kjo video përmban mesazhe audio nga lideri i ri egjiptian Ayman al-Zawahri dhe pamje të Osama Bin Laden.
Video që zgjat rreth një orë është titulluar “Fillimi i fitores së pashmangshme” dhe është postuar ditën e djeshme në një faqe xhihadiste.
Dokumenti është publikuar nga As-Sahab dhe është shpërndarë nga disa forume ekstremiste. Zawahri flet për pranverën arabe, situatën në Irak e Afganistan dhe për vdekjen e Osama Bin Laden.
“Al Kaeda mbështet revolucionin arab dhe shpreson që ky revolucion të vendosë islamin e vërtetë, me qeveri të bazuara në ligjin sharia”, shprehet Al Zawahri.
“Këto revolucione popullore janë një formë dështimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shton egjiptiani.
Top Channel