Qeveria e Kosovës ka vendosur që më 16 shtator të nisë implementimi i marrëveshjes me Serbinë për vulat doganore.

Kryeministri Hashim Thaci, gjatë mbledhjes së kabinetit të tij deklaroi
se, me këtë marrëveshje Serbia de jure ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Nga
16 shtatori do të fillojë të zbatohet marrëveshja dhe të gjithë do t’i
nënshtrohen rregullave të reja që do të aplikohen”, ka deklaruar Thaci.

Ai
ka nënvizuar se, të gjithë qytetarët në veri do të jenë të informuar
për rregullat e reja të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

“Këto rregulla janë të detyruar t’i respektojnë të gjithë, si kufij ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë”, ka nënvizuar Thaci.


tej kryeministri ka theksuar se qeveria e tij po punon për
rehabilitimin e pikave kufitare në veri, përkatësisht atyre 1 dhe 31.

Marrëveshja
për vulat doganore mes Serbisë dhe Kosovës u arrit në raundin e
bisedimeve të dy shtatorit, nën ndërmjetësimin e BE-së.

Për t’u
siguruar për arritjen e një marrëveshjeje, i dërguari i Catherine
Ashton, Robert Cooper zhvilloi para kësaj date vizita në Beograd dhe
Prishtinë.

Top Channel