Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë janë plagosur në mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet. (UPDATE)
Ngjarja sipas policise ka ndodhur pas një sherri banal në lagjen rome pranë rrugës “Irfan Tomini”.
Sipas burimeve të policisë, mësohet se viktima e identifikuar është 25-vjeçari Arjan Mejdani, ndërsa te plagosurit Arben Muharremi, 36-vjeç dhe Sajmir Mejdani, 40-vjeç.
Ekspertët e policisë po punojnë për të zbardhur ngjarjen. Mësohet se viktima dhe dhe dy të plagosurit ishin kushërinj me njëri-tjetrin.
Po ashtu gjatë mbrëmjes, në sheshin “Avni Rustemi” në Tiranë një 30 vjecar është hedhur nga kati i katërt i një pallati dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Sipas policise, viktima është Taip Çiço dhe prej kohësh vuante nga depresioni.
Top Channel