“Rritja e moshës së pensionit, e pjesshme”

07/09/2011 15:00

Studimet tregojnë se deri në vitin 2050 shoqëria shqiptare do të ketë mbi 20 % të popullsisë në moshë më të madhe se 65 vjec.

Këta persona duhet të perfitojne nga skema e pensioneve, e cila sot mbahet në këmbë nga të ardhurat e buxhetit te shtetit. Eksperti i ceshtjeve sociale, Fadil Kepi sqaron se sot jane 570 mije pensioniste, per te cilet paguhet nje fature financiare prej 80 miliard lekesh. Ne vend numerohen 650 mije persona qe paguajne sigurime shoqerore, me nje vlere prej 45 miliard lekesh. Pjesa tjeter e parave kompensohet nga buxheti i shtetit.

“Aktualisht ka 570 mijë pensionistë, shifer kjo e barabartë me 16 përqind e popullsisë. Për këta pensionistë në vitin 2010, shpenzimet e sigurimeve shoqërore për t’u përballuar pensionet kanë qenë 80 miliardë lekë, nga të cilat vetëm 45 miliardë mbulohen nga kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shteti ka përballuar diferencën tjetër”, tha Kepi.

Eksperti i ceshtjeve sociale, Fadil Kepi sqaron se rritja e moshes se daljes ne pension deri ne 70 vjec, do te sillte nje pergjysmim te personave qe marrin pension dhe pergjysmin te fatures financiare, qe rendon mbi skemen e sigurimeve.

“Të ndryshohet moshat e daljes në pension, por jo njëlloj për të gjithë. Kategoritë e punëve të vështira nuk mund ta përballojnë daljen ne pension në një moshë tepër të madhe. Duhen marrë masa nga qe të mos mbetet asnjë punonjës pa u siguruar”, tha Kepi.

Kete vit do te dalin 13 mije persona ne pension dhe nese mosha rritet do te thote qe 7 mije veta duhet te qendrojne ne pune. Kjo do te sillte krize ne tregun e punes, pasi do te kishte me pak vende të lira punësimi. Sipas Kepit, rritja e moshes se daljes ne pension duhet te rishikohet per cdo kategori punonjesish dhe duhet te merret parasysh niveli i jeteses se shqiptareve.

Skema e pensioneve në borxhe

Për herë të fundit, në vitin 2002 ish-qeveria e atëhershme socialiste miratoi në kuvend një ligj që rriste me 5 vjet moshën e daljes në pension, si për burrat ashtu dhe për gratë.

Për të zbutur reagimet e publikut në atë kohë qeveria zgjodhi një skemë graduale për zbatimin e ligjit, sipas të cilës mosha e daljes në pension rritej nga 6 muaj për cdo vit, për një periudhë dhjetëvjecare deri në vitin 2012. Si rezultat, qeveria ia doli që ta rriste moshën e pensionit nga 60 në 65 vjec për burrat dhe nga 55 në 60 vjec për gratë pa ndonjë kontestim të fortë nga publiku dhe grupet e interesit.  Pra qe prej 1 janarit te vitit te ardhshem dalja ne pension do te jete 65 per burrat dhe 60 per grate.

Por dy ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar kryeministri tha se rritja nuk mjafton dhe lajmëroi se mosha e daljes në pension do të rritet sërish edhe me 5 vjet të tjera.

“Mosha 65 vjeç për pensione të caktuara në një kohë kur jetëgjatësia mesatare ka qenë 70 vjeç, kur sot jetëgjatësia mesatare po shkon rreth 78 vjeç. Ne do të vëmë indeksimet e zgjatjes së moshës së pensionit me zgjatjen e jetëgjatësisë”, tha Berisha.

Qytetarët kundër

Studimet demografike tregojne se kategoria e personave mbi 65 vjec, po rritet cka po sjell fenomenin e plakjes së shoqërise sonë.

Rritja e numrit te personave qe duhet te perfitojne nga skema e sigurimeve shoqerore, per shkak te ketij fenomenit te plakjes ka edhe nje fature financiare me te larte per t’u paguar. Por a lehtesohet kjo fatura nga rritja e moshes se daljes ne pension? Ideja e kreut te qeverise per te ndryshuar skemen e pensioneve, duke e cuar moshen e daljes ne pension ne 70 vjec ka shkaktuar irritime edhe kundershti.

Shume te moshuar te cilet ende nuk e kane arritur pragun e te 70-ave deshmojne se jane te paafte fizikisht dhe menderisht per te punuar deri ne kete moshe.

 

Top Channel