Arvizu: Askush nuk është mbi ligjin

07/09/2011 09:40

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu deklaroi se nevojitet një përpjekje mbarëkombëtare për të luftuar korrupsionin.

Duke folur në Konferencën “Antikorrupsioni Rajonal”, kryediplomati amerikan në Tiranë theksoi se ky fenomen negativ ndikon në cdo vend, ndërsa theksoi se institucionet duhet të jenë të bashkërenduara në këtë luftë.

“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës askush nuk është mbi ligjin, të gjithë janë subjekt i tij”, u shpreh Arvizu.

Kryeministri Sali Berisha, i cili mori pjese ne konference, në fjalën e tij theksoi se lufta kundër korrupsionit është më e vështira, sepse pavarësisht se sa mund të arrijë një njeri, rreziku është gjithnjë i pranishëm.

“Nuk ka reformë që mund të ketë sukses nëse nuk luftohet më parë korrupsioni. është nje duel i përjetshëm mes zbatimit të ligjit dhe këtij fenomeni. Qeveria ime po bën përpjekje shumë të mëdha për të luftuar fenomenin negativ”, theksoi Berisha.

Kryeministri u shpreh se sektori i mbrojtjes ka bërë punë të mirë, por beteja është afatgjatë, e përditshme dhe thelbësore.

Arvizu: Vullnet për reforma

Disa dite me pare Arvizu kerkoi qe aktoret kryesore të politikës shqiptare, të tregojnë vullnetin politik, për të cuar përpara reformat që kërkon vendi, një rruge që është ndjekur më parë nga Sllovenia dhe Kroacia.

Arvizu ka theksuar se vete shqiptaret luajne nje rol te rendesishem ne bindjet qe ata kane dhe ne kerkesat qe ata i drejtojne liderve te tyre.

“Eshte shume e rendesishme qe njerezit te perqafojne reformat, te ecin perpara dhe kjo duhet te jete nje perpjekje kombetare. E di qe njerezit thone se eshte e veshtire se ka ndasi politike, por fqinjet si Sllovenia dhe Kroacia e kane kaluar kete hendek, nje menyre qe te ecin drejt integrimit europian dhe nuk ka asnje arsye pse kjo te mos ndodhe ne Shqiperi. Kjo u perket aktoreve politike, qe te kene bindje dhe angazhim
Njerezit te perqafojne reformat, te ecin perpara dhe kjo duhet te jete nje perpjekje kombetare por edhe shqiptaret duhet t’ua kerkojne liderëve te tyre”, tha Arvizu.
 

Top Channel