Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar në Bruksel me
komisionerin për Zgjerimin, Shtefan Fyle, me të cilin ka diskutuar për
të ardhmen evropiane të Kosovës.

Sipas mediave kosovare, gjatë takimit zonja Jahjaga ka deklaruar se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet shtesë për nisjen e dialogut të liberalizimit të vizave.

“Ky proces duhet të fillojë pa vonesa”, është shprehur kryetarja e shtetit kosovar.

Ndërsa Fyle nga ana e tij ka nënvizuar se Kosova duhet të përshpejtojë zbatimin e reformave për realizimin e aspiratave evropiane.

Jahjaga po qëndron për një vizitë disaditore në Bruksel, ku do të takohet edhe me shefen e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, si dhe me presidentin Herman Van Rompuy.

Top Channel